"Unë për këtë u përpoqa, unë me të (Berlusconi) flirtova, unë bëra që ai të binte në dashuri me mua dhe jam e prirur për fejesën tonë. Unë bëra dhe vazhdoj të bëj pothuajse gjithçka vetë, atij i ngelet vetëm të thotë "po", - njoftoi ajo në një intervistë me gazetarët e redaksisë italiane të revistës amerikane "Vanity Fair".

Nga ana e tij Silvio Berlusconi shpjegoi për revistën "Vanity Fair" se "Francesca Pascale ka qenë pranë tij në situatat më të vështira të viteve të fundit dhe e ka bërë atë të besojë në dashurinë e sinqertë të një gruaje".