Bashkëpunëtorët e Imperial College në Londër përdorën shpërthimin e gripit të derrit në vitin 2009 si një eksperiment natyror për të hetuar se pse disa njerëz sëmuren, ndërkohë që të tjerët jo.

Si përfundim rezultoi se njerëzit, të cilët gripi i anashkaloi, kishin më shumë qeliza imune, që vrasin virusin. Bëhet fjalë për T-qelizat CD-8 në gjak në fillim të pandemisë. Vaksina e re do të punojë, duke e bërë trupin të prodhojë këto qeliza.