"Çdo krim kundër njerëzimit, përfshirë këtu edhe krimet e kryera nga nazistët kundër hebrenjve, meritojnë të dënohen", - tha Hassan Rouhani. Në të njëjtën kohë ai vuri në dukje se përmasat e Holokaustit duhet t’i gjykojnë historianët.

Pavarësisht nga kjo, delegacioni izraelit bojkotoi si tradicionalisht fjalimin e Presidentit iranian në Asamblenë e Përgjithshme.