Kjo mund të konfirmojë teorinë se në organizimin e aktit terrorist ishte e përfshirë edhe "vejusha e bardhë".

Bëhet fjalë për britaniken Samantha Lewthwaite, me nofkën "vejusha e bardhë", 29-vjeçare me prejardhje nga qarku anglez i Buckinghamshire, nënë e tre fëmijëve.

Ajo ishte gruaja e Germaine Lindsay - një nga katër terroristët-kamikazë që organizuan në korrik të vitit 2005 një seri shpërthimesh në metronë e Londrës. Si pasojë e këtyre sulmeve terroriste humbën jetën 52 persona dhe më shumë se 700 u plagosën.