Më parë në raportin e OKB-së u deklarua se më 21 gusht në periferi të kryeqytetit të vendit, Damaskut, është përdorur gaz Sarin, i cili mori jetët e qindra njerëzve.

Tani inspektimet do të zhvillohen në qytetet e Aleppo dhe Homs, ku me sa duket gjithashtu ka patur sulme me armë kimike.

Qeveria siriane dhe rebelët akuzojnë njëri-tjetrin për përdorimin e armëve kimike. Ekspertët e OKB-së thjesht verifikojnë faktet e përdorimit të substancave kimike, por nuk përcaktojnë se kush i ka përdorur këto substanca.