Ata diskutuan situatën në Siri, duke përfshirë edhe modalitetet e pjesëmarrjes së Kombeve të Bashkuara në procesin e vendosjes së kontrollit dhe më pas të demontimit të armëve kimike siriane. U shpreh pikëpamja e përbashkët se marrëveshjet e Gjenevës të arritura mes Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry ofrojnë një mundësi reale të një zgjidhjeje politike dhe diplomatike të krizës në Siri, thuhet në mesazhin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.