Fjalët e Obamës nuk ishin publike, por përfunduan në shtyp për shkak të një mikrofoni të ndezur. Presidenti i SHBA-së dhe referuesi special i OKB-së Maina Kiai po bisedonin në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

"Unë shpresoj që ju ta keni lënë duhanin", - i tha Obama bashkëbiseduesit. Kiai u përgjigj se herë pas here e ndez ndonjë cigare, dhe, nga ana tjetër, e pyeti Presidentin e Shteteve të Bashkuara nëse ky i fundit ia kishte dalë ta linte duhanin. "Unë nuk kam pirë një cigare të vetme për 6 vjet, sepse kam frikë nga gruaja ime", - u përgjigj Obama me një buzëqeshje.