Në takimin e Komisionit të qytetit u vendos të shapllej regjimi i gjendjes së jashtëzakonshme.

Në qytet dëgjohen sirenat. Njerëzve u kërkohet të mos dalin nëpër rrugë dhe të qëndrojnë në shtëpi. Në det, sipas parashikimeve, ka mundësi të formohen tornado.

Për shkak të shiut në rrugët e qytetit janë formuar bllokime të trafikut. Që në mëngjes, sipas njoftimeve të mediave lokale, u mbyll aeroporti. Aktualisht ai po punon, edhe pse disa fluturime janë vonuar.

Për shkak të kërcënimit të përmbytjeve janë evakuuar banorët e disa fshatrave në rajonin Llazarev.