Gjithashtu, krerët e dy shteteve do të diskutojnë çështje dypalëshe dhe ato ndërkombëtare, si dhe bashkëpunimin në Arktik, u tha gazetarëve asistenti i Presidentit rus Juri Ushakov.

"Termocentrali i Njaganjit do të jetë një nga termocentralet bashkëkohore më të mëdha në botë, i cili do të punojë më në veri se 62 gradë të gjerësisë gjeografike", - theksoi Ushakov.

Ai është ndërtuar "nga zeroja" nga koncerni energjetik ruso-finlandez Fortum. Ceremonia e vënies së gurit të parë në themelet e termocentralit u zhvillua në fund të vitit 2008. Investimet në këtë projekt arritën një shumë më të madhe se 1 miliard euro.