Supozimi i ekspertëve amerikanë bazohet në kthimin në arenën publike të Pak To Chun, i cili është përgjegjës për zhvillimin e programeve bërthamore dhe raketore në Korenë e Veriut.

Sekretari i Partisë së Punës Pak To Chun, i angazhuar në industrinë ushtarake, nuk përmendej në mediat e Koresë së Veriut që nga maji i këtij viti. Zhdukjen e tij disa prej ekspertëve e lidhën me uljen e tij në detyrë për shkak të dështimeve teknike në kuadër të zhvillimit të programeve bërthamore. Megjithatë, në fillim të shtatorit emri i Pak To Chun u shfaq përsëri në shtypin e Koresë së Veriut.