Natën në të gdhirë të së martës Ministria e Punëve të Brendshme e Kenias njoftoi se të gjithë personat që mbaheshin peng nga militantët ishin evakuuar. Ministria deklaroi gjithashtu se trupat komando kishin marrë nën kontroll hapësirën brenda ndërtesës, por të martën në mëngjes u morrën informata se të shtënat në qendrën tregtare ende vazhdojnë.