Punimet për riparimin e dy prej këtyre nëndetëseve janë planifikuar të zhvillohen në Rusi, njoftoi të martën Zv. Drejtori i Përgjithshëm i ndërmarrjes së madhe ruse të riparimit të anijeve "Zvjozdoçka" Eugjeni Shustikov në sallonin e parë ushtarako-detar NAMEXPO-2013.

Shustikov theksoi se për riparimin e nëndetëseve në Severodvinsk do të duhen rreth 27 muaj. "Ne kemi nënshkruar një protokoll pune, ku u fiksua ky afat kohor, dhe pala indiane informoi se shtabi i Forcave Ushtarako-Detare ka dërguar të gjitha dokumentet e nevojshme në Ministrinë e Mbrojtjes për marrjen e një vendimi përfundimtar", - shtoi ai.