Me kërkesë të Federatës Panhelenike të Sindikatave të Gazetarëve, Sindikatës së Bashkëpunëtorëve të Radios dhe Televizionit grek dhe Federatës Panhelenike të Bashkëpunëtorëve të Shtypit dhe Mediave për 3 orë me radhë nuk do të transmetohen lajme, përveç njoftimeve në lidhje me aksionet e protestave që po mbahen në vend.

Gazetarët po zhvillojnë një aksion proteste në kuadër të grevës 48-orëshe të shapllur sot nga sektori më i madh publik i shoqatave sindikale në shenjë proteste kundër shkurtimeve të ardhshme nga puna të nëpunësve civilë, si dhe masave shtrënguese të vazhdueshme.