"Unë jam në kontakt dhe mbaj korrespondence me të atin e Edward Snowden, dokumentet e tij po përpunohen dhe po kalojnë nëpër të gjitha procedurat për ardhjen e tij në Rusi. Nëna dhe babai i shkruajnë letra djalit të tyre Edward. Unë jam pro faktit që ata të takohen sa më shpejt të jetë e mundur. Ai ka nevojë për mbështetjen e të afërmve", - tha Anatoli Kuçerena.

Sipas fjalëve të avokatit të tij, Eduard Snowden, vendndodhja e të cilit nuk bëhet ende e ditur, është mirë. "Ai është mjaft i zgjuar, e kap çdo gjë shumë shpejt, po mëson gjuhën ruse", - tha Anatoli Kuçerena.