"Një burim i lartë ushtarak deklaroi se situata me pengjet u zgjidh në mënyrë të suksesshme. Të gjithë ata, sipas të dhënave të fundit, janë çliruar", - njofton kanali i lajmeve i Kenias "KTN".

Media të tjera lokale ndërkohë vënë në dukje se morgu i kryeqytetit Nairobi po përgatitet për marrjen e një numri të madh trupash, të cilët mund të ndodhen brenda qendrës tregtare.

Sipas të dhënave paraprake, viktima të sulmit në kompleksin tregtar u bënë 62 persona, si dhe më shumë se 170 të tjerë u plagosën.