Në policinë e Kenias njoftuan se efektivët e forcave të sigurisë kryen në mënyrë speciale një sërë shperthimesh për të hyrë në ndërtesën e qendrës tregtarë përmes çatisë. Deri më tani forcat speciale kanë arritur të rrethojnë terroristët.

Ndërkohë, në mediat britanike janë shfaqur të dhënat në lidhje me faktin që në sulmin terrorist në Nairobi mund të kenë marrë pjesë shtetas britanikë dhe qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, vetë terroristët e përgënjeshtruan këtë informacion.

Militantët e grupi islamik "Al-Shabaab" sulmuan vizitorët e qendrës tregtare "Westgate" në Nairobi. Si rezultat 69 persona kanë humbur jetën, më shumë se 60 janë zhdukur pa lënë gjurmë, si dhe gati 200 të tjerë janë plagosur.