Në anijen "Soyuz TMA-10M" natën duke u gdhirë 26 shtatori do të drejtohet për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) ekuipazhi i ekspeditës së re.

Në përbërje të ekuipazhit përfshihen kozmonautët e Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë "Roscosmos" Oleg Kotov dhe Sergei Rjazanskij, si dhe astronauti i NASA-s Michael Hopkins. Dublorët e tyre - kozmonautët e "Roscosmos" Aleksandër Skvorcov dhe Oleg Artemjev, si dhe astronauti i NASA-s, Steven Swanson.

Përbërja e ekuipazhi do të miratohet përfundimisht më 24 shtator.