Për BKD-në votuan 41% e votuesve, por kjo nuk i jep Angela Merkel shumicën absolute në parlament.

Partia e Lirë Demokratike e Gjermanisë - një aleat i koalicionit të BKD-së - nuk mund të kapërcejë barrierën 5% të nevojshme për përfaqësimin në Bundestag.

Ndoshta BKD-ja do të duhet të marrë në konsideratë mundësinë e krijimit të një koalicioni me konkurrenten e vet - Partinë Social-Demokratike, e cila ka marrë pak më shumë se një të katërtën e votave.