I pandehuri kryesor i kësaj çështjeje është kapiteni i anijes, Francesco Schettino.

Seanca e tretë dëgjimore do të zgjasë deri në 27 shtator. Gjykata do të shqyrtojë peticionin e avokatëve të Schettino-s lidhur me kryerjen e një ekspertize shtesë të korpusit të anijes së fundosur.

Javën e kaluar përfundoi operacioni për ngritjen e anijes "Costa Concordia".

Anija u mbyt pranë ishullit italian Giglio në janar të vitit 2012. Tragjedia mori jetët e 32 pasagjerëve.