400 prodhues nga 50 vende do të prezantojnë produktet e tyre.

Programi i ngjeshur i ekspozitës përfshin pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë dhe ekspertëve në fushën e armatimeve, deklaruan organizatorët për "Zërin e Rusisë".

Një nga elementët më të mrekullueshëm të ekspozitës Russia Arms do të jetë demonstrimi i fuqisë gjatë qitjes dhe aftësive luftarake të tankut të rinovuar T-90S dhe autoblindës luftarake "Terminator", të prodhuar nga Byroja e Projektimit të Uralit.