Gjithashtu në lidhje me zhvillimin e grevës më 23 dhe 24 shtator kanë njoftuar profesorët e liceve dhe universiteteve. Ata ishin në grevë gjithë javës së kaluar që nga 16 shtatori.

Sindikata e nëpunësve civilë "ADEDY" do të zhvillojë një grevë më 24 dhe 25 shtator në shenjë proteste kundër politikës së qeverisë dhe treshes së kreditorëve.

Qeveria greke po ndjek politikën e reformave të ashpra për të marrë kredi multimiliarde në kuadër të programit ndërkombëtar antikrizë.