Në duart e terroristëve ndodhen 10 persona.

Më parë forcat e sigurimit të Kenias filluan të sulmonin ambientet e okupuara. Tani pjesa më e madhe e kompleksit ndodhet nën kontrollin e ushtrisë, ndërsa rebelët janë izoluar.

Qendra tregtare "Westgate" në Nairobi u pushtua më 21 shtator nga terroristët e grupit somalez "Al-Shabaab" të lidhur me organizatën "Al-Qaeda". Si rezultat i sulmit janë vrarë tashmë 68 persona, ndërkohë që rreth 200 të tjerë janë plagosur. Viktima janë bërë qytetarë të Bitanisë së Madhe, Francës, Kanadasë, Kinës, Indisë, Afrikës së Jugut dhe Australisë.