Kryeministri i Italisë, Enrico Letta, mendon se fitorja e Bashkimit Demokratik Kristian (CDU), të kryesuar nga Merkel, "i la prapa forcat antieuropiane".

Kryeministri hungarez Viktor Orban shprehu mendimin se triumfi i Merkel rrit besimin jo vetëm për prosperitetin e Gjermanisë, por edhe për të ardhmen e BE-së.

Fitoren e CDU e mirëpriti gjithashtu edhe Kryeministri polak Donald Tusk.