Fushata për të drejtën e grave saudite për të drejtuar automjetet nën slloganin "Drejtimi i automjeteve - zgjedhja jonë", ka nisur disa kohë më parë në rrjetet sociale dhe brenda dy ditëve mblodhi më shumë se 5.000 përkrahëse të heqjes së ndalimit. Aktivistet kanë ndërmend të zhvillojnë një protestë të mosbindjes civile më 26 tetor, pavarësisht kërcënimit të arrestimit dhe një gjobe të rëndë.