Nga fatkeqësia natyrore janë prekur më shumë se 3.5 milionë banorë, 226 mijë janë evakuuar. Janë shkatërruar më tepër se 7 mijë shtëpi. Dëmi ekonomik i drejtpërdrejtë nga tajfuni "Usagi" aktualisht llogaritet të jetë 529 milionë $.

"Usagi", emri i të cilit i përkthyer nga gjuha japoneze do të thotë "lepur", goditi Kinën ditën e dielë. Ai u bë cikloni i 19-të tropikal në Azi dhe më i fuqishmi i këtij sezoni. Në Hong Kong tajfuni tashmë është njohur si më i forti i gjysmë shekullit të fundit.