"Kjo festë është simbol i burrërisë dhe qëndrueshmërisë së popullit të Osetisë së Jugut, të cilët mbrojtën të drejtën e tyre për një jetë të qetë dhe të sigurt", - theksohet në telegramin e urimit të Presidentit të Rusisë.

Dita e Pavarësisë festohet në kujtim të 20 shtatorit të 1990, kur Këshilli i Deputetëve të Popullit të rajonit autonom të Osetisë së Jugut shpalli Republikën e Pavarur të Osetisë së Jugut. Rusia e njohu atë në vitin 2008.