ONAK thekson se ditët e ardhshme nga Damasku priten informacione shtesë.

Takimi i ONAK mbi Sirinë, i planifikuar në datën 22 shtator, është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Javën e kaluar Damasku shpalli anëtarësimin në ONAK. Konventa mbi ndalimin e armëve kimike do të hyjë në fuqi në Siri më 14 tetor. Kontrollet e para të arsenaleve të armëve kimike siriane parashikohet të kryhen në nëntor, ndërsa asgjësimi i plotë i tyre në gjysmën e parë të vitit 2014.