Të enjten zëdhënësi i ONAK deklaroi se organizata ka në plan ta zhvillojë takimin mbi çështjen siriane të dielën më 22 shtator.

Më 14 shtator në Gjenevë Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ranë dakord për largimin e armëve kimike nga Siria ose asgjësimin e tyre nga mesi i vitit 2014. Parashikohet që ONAK do të hartojë një plan për mbështetjen e të cilit do të miratohet një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.