Si pasojë e incidentit nuk pati të lënduar, është dëmtuar vetëm ndërtesa e firmës, njoftoi policia.

Incidenti u regjistrua në më pak se 24 orë pas sulmit mbi autokolonën e Misionit të BE-së në fushën e sundimit të ligjit (EULEX) në afërsi të qytetit kosovar të Zveçanit. Të enjten atje u qëlluan me armë zjarri dy automjete të misionit. Si pasojë e kësaj humbi jetën një punonjës i misionit, shtetas i Lituanisë.

Vëzhguesit i lidhin të dy incidentet me zgjedhjet e ardhshme të pushtetit lokal më 3 nëntor, të cilat kundërshtohen nga një pjesë e madhe e serbëve që jetojnë në Kosovë.