Në këmbët e monumentit vendosën kurora dhe lule anëtarët e klubit të veteranëve të flotës dhe aktivistët e Qendrës së kulturës ruse. Në ceremoni mori pjesë kryebashkiaku i kryeqytetit të Estonisë Edgar Savisaar.

Në shtator të vitit 1893 luftanija doli në ujërat pranë Helsinkit, u përfshi nga një stuhi dhe u mbyt. Për fatin e ekuipazhit nuk u mësua asgjë për më shumë se 100 vjet. Luftanija u zbulua vetëm në vitin 2003 nga një arkeolog nënujor estonez, i cili punonte në bordin e anijes shkencore të Muzeut detar "Mare".