Në grupin e anijeve përfshihen anijet e flotave të Detit të Zi, Detit Balltik dhe Paqësorit që veprojnë në bazë të të njëjtit plan.

Më 3 korrik kryqëzori "Moskva" u largua nga Sevastopoli për një lundrim të gjatë, në rrjedhën e të cilit ai kreu stërvitje, duke qëlluar mbi objektivat në ajër dhe në det, si dhe vizitoi për arsye pune portet e Portugalisë, Kubës, Venezuelës dhe Nikaraguas.