Paditësi vuri në dukje disa parregullsi, të cilat sipas mendimit të tij janë kryer gjatë fushatës elektorale, duke përfshirë edhe aksesin e pabarabartë të kandidatëve në media.

Zgjedhjet për përcaktimin e kryebashkiakut të Moskës u mbajtën në ditën e vetme të votimit, më 8 shtator. Postin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit pretendonin ta merrnin 6 kandidatë. Fitues u shpall Sergei Sobjanin, i cili mblodhi më shumë se 51% të votave të moskovitëve, të cilët morrën pjesë në votime. Navalni zuri vendin e dytë.