Autoritetet e vendit vazhdojnë t’ju ofrojnë ndihmën emergjente banorëve të zonave ku fatkeqësia natyrore ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit janë vendosur grumbuj me ndihma humanitare për të prekurit nga kjo ngjarje.

Në fund të javës së kaluar dy stuhi tropikale goditën Meksikën menjëherë nga ana e Oqeanit Atlantik dhe Oqeanit Paqësor. Për herë të fundit një goditje e tillë nga një fatkeqësi e njëkohshme natyrore është vërejtur në Meksikë në vitin 1958.