Ajo ndodhet në Egjipt, së bashku me anëtarët e ekipit të inspektimit, të cilët po vlerësojnë situatën në zonat turistike të vendit, duke filluar nga 19 shtatori.

"Përshtypja e parë që na u krijua ishte fakti që ka shumë pak turistë. Madje edhe hoteli egjiptian më i famshëm në tregun rus është i mbushur vetëm 30%, më së shumti nga qytetarë të Ukrainës dhe Gjermanisë", - tha Llomidze.

Ajo shtoi se, sipas mendimit të banorëve vendas, pas rrëzimit nga pushteti të Mohammed Mursit policia ka filluar të marrë masa më të rrepta dhe të ashpra kundrejt çdo përpjekjeje për të shkelur ligjin.