Në një intervistë për televizionin amerikan "Fox", të transmetuar të mërkurën në mbrëmje, lideri sirian konfirmoi pranimin e transferimit të armëve kimike në çdo vend të gatshëm për t'i marrë ato për asgjësim.

Ky operacion, sipas Assad-it, do të kushtojë rreth 1 miliard dollarë dhe për kryerjen e tij nevojitet të paktën një vit kohë. Ai theksoi se nëse SHBA-ja ka vullnetin dhe mjetet, ata mund t’i marrin vetë armët kimike siriane.