"Kjo dhunë është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet", - theksoi Kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Anders Fogh Rasmussen shprehu ngushëllimet e tij të thella për familjen dhe miqtë e punonjësit të EULEX-it, që ndërroi jetë, si dhe të gjithë anëtarëve të misionit, popullit lituanez dhe qeverisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vuri në dukje se forcat ndërkombëtare të Aleancës në Kosovë (KFOR) do të vazhdojnë të marrin masat e nevojshme për përmbushjen e mandatit të tyre - garantimi i një atmosfere të qetë dhe të sigurt si dhe liria e lëvizjes në Kosovë.