Në këtë aspekt kryeson New York-u, u theksua në konferencën ndërkombëtare "Mësimdhënia e gjuhës ruse", e cila u zhvillua të mërkurën në metropolin më të madh amerikan.

Pjesëmarrësit e saj - mësues, studiues të sllavishtes, përkthyes, diplomatë dhe gazetarë - i kushtuan vëmendje të veçantë problemeve që hasen gjatë studimit të gjuhës ruse nga popullsia anglisht-folëse e Shteteve të Bashkuara.

U vu në dukje se vetëm në New York dhe në shtetin me të njëjtin emër gjuhën ruse e zotërojnë më shumë se 300 mijë banorë.