Në vendin e zbulimit të bombave po punojnë forcat xheniere.

Në të njëjtën kohë forcat e sigurisë po kryejnë një operacion kundër ekstremistëve në periferi të Kajros. Forcat e sigurisë kanë bllokuar të gjitha daljet nga qyteti i Kirdasah, duke u bërë thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Militantët hapin zjarr nga çatitë e shkollave në rrethinat e qytetit, xhamitë dhe godinat e banuara. U vra asistenti i kreut të sigurisë së Gizës.

Operacioni është një kundërpërgjigje për vrasjen e 11 policëve më 14 gusht.