Sipas të dhënave të policisë, vëmendjen e të rinjve nga Iraku e ka tërhequr gjallërimi i lëvezjes së makinave pranë njërës prej ndërtesave të braktisura në pjesën lindore të qytetit. Pasi makinat u larguan, fëmijët vendosën të eksploronin ndërtesën, ku dhe gjetën trupat e 10 personave të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në kokë.

Sipas të dhënave të OKB-së, dhuna në Irak këtë vit ka marrë jetët e 5 mijë njerëzve.