Veprimet e personave që ndodheshin në bordin e anijes përmbanin në vetvete shenja të jashtme të aktivitetit ekstremist, i cili mund të çojë në vdekjen e njerëzve, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Në bordin e anijes "Arctic Sunrise" ndodhen aktivistët e "Greenpeace", të cilët po zhvillojnë një aksion proteste kundër shpimeve në ujërat e Arktikut.

Ditën e mërkurë rojet kufitare ruse u detyruan të hapin disa herë zjarr paralajmërues pas përpjekjeve të personave të panjohur për të hyrë në platformën e naftës në Detin Pechora.