"Sergei Rjabkov u takua sot me Bashar Al-Assad-in", - tha diplomati, pa ofruar detaje.

Një ditë më parë Rjabkov zhvilloi për disa orë bisedime me Ministrin e Jashtëm sirian Walid Muallem, gjatë të cilave, në veçanti, u diskutua projekti ruso-amerikan për vendosjen nën kontroll ndërkombëtar të armëve kimike siriane.