"Ishte e pamundur të kontrollohej situata", - deklaroi Ministrja për punët me burgjet e Venezuelës, Maria Iris Varela.

Ajo vuri në dukje se trupat e shumë viktimave u dërguan në morg të ndarë në copa ose me koka të prera.

Trazirat filluan për shkak të një sheri të rojeve me një grup të burgosurish.

Burgjet e Venezuelës janë shumë të mbingarkuara dhe atje shpesh ndodhin trazira të tilla. Sipas të dhënave të aktivistëve të të drejtave të njeriut, çdo vit viktima të dhunës në burgjet venezueliane bëhen të paktën 500 persona.