Sipas informatave të forcave të sigurisë, një makinë bombë u hodh në erë në mëngjes në qendër të kryeqytetit irakian, në afërsi të një stacioni policor. Viktimë e sulmit u bë një person. Pak më vonë një tjetër makinë bombë shpërtheu në qytetin e Tuz Hurmatu 170 km në veri të Bagdadit. Sulmi terrorist, i kryer nga një terrorist-kamikaze, mori jetët e dy personave.