Sipas deklaratës së KQZ-së, më 3 nëntor në zgjedhje do të marrin pjesë 33 parti politike, 52 shoqata të qytetarëve dhe dy koalicione. Midis tyre "Iniciativa civile serbe" dhe "Iniciativa Civile SDP - Oliver Ivanoviç".

Në raportin e KQZ-së theksohet se gjithasdhtu janë regjistruar të gjitha partitë e mëdha shqiptare, të përfaqësuara në parlament, duke përfshirë edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Marrëveshja për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhje u arrit në Bruksel gjatë bisedimeve të prillit për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.