Provat e krimeve, sipas mendimit të gjykatës, rezultuan të paqëndrueshme.

Këshilli gjyqësor, i përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it (Misioni i BE-së në Kosovë) dhe një shqiptar nga Kosova, i mbledhur në Prishtinë, lëshoi vendimin e pafajësisë, duke e argumentuar atë me faktin se nuk ka "dëshmi të forta" lidhur me përfshirjen e Fatmir Limaj në vrasjet në Kleçkë. U liruan gjithashtu edhe 9 shqipëtarët e tjerë nga Kosova, që mbaheshin në lidhje me këtë rast.