Viktima - 34-vjeçari Pavlos Fissas merrej me aktivitete antifashiste dhe sociale, si dhe ishte muzikant i njohur me pseudonimin Killah P. Një grup njerëzish e kanë sulmuar Pavlos Fissas kur ai ishte i ulur me shokët e tij në një kafene. Pavlos Fissas mori plagë të rënda me thikë në kraharor dhe në gjendje kritike u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë.

Pas incidentit në vendin e vrasjes u mblodhën rreth 200 persona nga lëvizjet antifashiste dhe anarkiste. Të mërkurën në mbrëmje në Piraeus planifikohet të zhvillohet një miting antifashist.