Sipas informacionit të mediave, hetuesit po përpiqen që policia e Monakos t’i lejojë ata të kryejnë një kërkim në Ministrinë e Financave të kësaj Principate. Përveç kësaj, ata insistojnë dhe për zhvillimin e kërkimeve në kompaninë "SBM", e cila zotëron kazinonë, ku ka luajtur Thomas Fabius.

Hetuesit gjyqësorë po përpiqen të sqarojnë se në çfarë rrethanash kazinoja këtë pranverë ka rënë dakord të anulojë borxhin e djalit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës. Me sa duket, ata e bënë këtë, duke u përpjekur për ta mbrojtur atë nga një skandal i mundshëm.