"Unë mendoj se kjo është një gënjeshtër e madhe, e cila përdoret nga vendet perendimore. Ne mendojmë se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Për ta bërë këtë, nuk ka asnjë arsye", - tha Mikdad.

Një ditë më parë mediat perëndimore, duke cituar burime diplomatike, njoftuan se diskutimi i projektrezolutës mbi armët kimike siriane, i përgatitur nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, ngjalli kontradikta të mëdha mes anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.