Urdhëri heq ndalimin për eksportimin në Siri të disa lloj pajisjesh, thekson Shtëpia e Bardhë.

Në Siri do të dërgohen pajisje për mbrojtjen nga armët kimike, duke përfshirë edhe personelin e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike.

Gjithashtu do të trajnohen anëtarët e njësisë speciale të opozitës siriane, për t'i mbrojtur ata nga armët kimike.