"Ushtarakët tanë u larguan prej atje në vitin 1993, por kjo është një pikë shumë e rëndësishme në Oqeanin e Ngrirë të Veriut, një fazë e re e zhvillimit të Rrugës së Detit të Veriut", - deklaroi ditën e hënë Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një mbledhje në Ministrinë e Mbrojtjes.

Kryetari i shtetit theksoi se masat e marra do të ndihmojnë kontrollimin në mënyrë efektive të kësaj pjese të Arktikut të Rusisë.